Lajme

Konflikt mes ortakeve në Prishtinë: Njëra në spital e tjetra në burg

07/04/2024 10:09
nga:G C

Një konflikt mes dy ortakeve ka eskaluar në dhunë fizike, në Prishtinë.

Rasi ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës.

Si pasojë, njëra ka pranuar tretman mjekësor ndërsa tjetra është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.