Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi tek të njëjtit është gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë së Kosovës, sasia e konfiskuar nga këta dy të dyshuar është e peshës rreth katër gramë.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.