Lajme

Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në Mitrovicë të Veriut

04/20/2024 14:48
nga:Sh R

Më 16 prill, Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizmit të saj, Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës përmes një aksioni inspektues kanë konfiskuar produkte ilegale farmaceutike në veri të Republikës së Kosovës.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatores edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

Barnatoreve më pas iu është ndërprerë veprimtaria e tyre farmaceutike.

“Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë. Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia”, njofton MSH.