Lajme

Konfiskohen armë në Mitrovicë e Vushtrri

2 ditë më parë
nga:Sh R

Në 24 orët e fundit, policia në Mitrovicë dhe Vushtrri ka konfiskuar dy armë zjarri.

Sipas njoftimit, në rastin e parë, njësia policore në Vushtrri gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në rastin e dytë, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar nga të cilët është konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”.

May be an image of text