Lajme

Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë

08/11/2025 13:19
nga:Genita C

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë, në Mitrovicë.

Sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes, në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve. Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.