Lajme

Konfirmon Prokuroria: Vrasje e dyfishtë në Vushtrri

7 ditë më parë
nga:G B

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së hënës në Stanofc të Vushtrrisë. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni i cili ka thënë se një grua dhe një burrë janë viktima në këtë rast.

Deri më tani ende nuk është zbardhur relacioni i viktimave, por që ngjarja është kryer afër një nënkalimi në Vushtrri.

Sipas konfirmimit, dëshmitarët e rastit janë duke u intervistuar. Dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe një ekip e IML-së.

Brenda 24 orëve dy raste vrasje janë regjistruar në Vushtrri.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin me inicialet B.D., i cili dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 23 mars rreth orës 20:30 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku i pandehuri, duke përdorur një armë zjarri të llojit pistoletë, ka qëlluar viktimën A.Z. të paktën tri herë në trup.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.

“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari është arrestuar pak pas ngjarjes dhe gjatë marrjes në pyetje ka pranuar kryerjen e krimit.