Lajme

Presidenca: Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor

06/15/2021 11:01
nga:Y I

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor, shkruan Gazeta Blic.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Caktohet data e zgjedhjeve lokale