Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML dhe dyshohet për vrasje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar).Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë.Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Detaje tronditëse nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur!


