Lajme

Konfirmon Policia: Në veri u shkruan grafite kërcënuese ndaj Kurtit

09/03/2025 09:56
nga:G B

Në veri të Mitrovicës janë shkruar grafitë me përmbajtje kërcënuese me jetë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Këtë e konfirmoi për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nuk ka të dyshuar e as arrestuar, teksa shtoi se i njëjti shkrim më herët është publikuar në rrjetin social Telegram.

“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në veri të Mitrovicës, në mur është shkruar një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicuar rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani./Gazeta Blic/

 

 

Grafite me përmbajtje kanosëse me jetë për kryeministrin Kurti në veri të Mitrovicës