Lajme

Konfirmon Osmani: Dy kosovarë janë evakuuar nga Afganistani

08/17/2021 16:02
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Twitter ka bërë me dije se me ndihmën e ShBA-ve dhe shteteve evropiane dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani.

Osmani ka shkruar se Zyra e saj dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë duke punuar për evakuimin e sigurtë të shtetasve kosovarë që gjenden në Afganistan.

“Tash e disa kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra ime kanë punuar për të siguruar evakuim të sigurt të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me asistimin nga ShBA-ja dhe shtetet evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në një shtet të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi. Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, ka shkruar ajo.

Njoftimi i plotë: