Lajme

Konfirmon Haxhiu: Njëri nga personat e arrestuar, Naim Murseli, u përpoq të fshihte krimin!

12/01/2023 18:06
nga:Y I

Pas arrestimit të dy personave të dyshuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton gazeta Blic.

Haxhiu në reagimin e saj ka thënë njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje” shkruan Hahxiu.

Ajo ka vlerësuar angazhimin e Policisë dhe Prokurorisë në lidhje me rastin.