Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Ai tha se tani kanë filluar edhe numërimin e fletvotimeve nga votimi me postë.
Lajmin e konfirmoi Elezi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës’ tha Elezi për “Gazeta Blic”.


