GazetaBlic në orët e pasditës raporti ekskluzivisht për takimin e krerëve politikë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.
Ata u takuan në një nga lokalet e kryeqytetit, ku diskutuan zhvillimet politike në vend para fushatës zgjedhore, e cila zyrtarisht ia bënë sefte me 16 të këtij muaji, përcjell GazetaBlic.
LAJMI I FUNDIT: Takohen Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj
Nuk shkoi shumë dhe këtë raportim e konfirmoi zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu. Abdullahu, në një prononcim për GazetaBlic pohoi se palët janë takuar për fillimin e sesionit vjeshtor dhe nevojën që të ketë diskutime për çështjet aktuale.
“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me Abdixhikun dhe Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu për GazetaBlic.
/GazetaBlic/


