Showtime

Konfirmohet, super artisti pjesë e ‘Sunny Hill Festival”

05/24/2022 18:32
nga:G B

Është konfirmuar një super-artist në listën e atyre që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival” i cili do të zhvillohet në data 4,5,6 dhe 7 gusht.

Fjala është për të nominuarin në Grammy, Diplo.

Artisti, DJ, njihet si legjendë e muzikës elektronike.

Ai ka punuar me një varg emrash të njohur si Justin Bieber, Usher, Ellie Goulding, Madonna, Britney Spears, Chris Brown.

Së fundmi, hit i pakontestueshëm i tij ka qenë projekti “Don’t forget my love”.

Kjo do jetë hera e parë që Diplo do të performojë në Kosovë.