Lajme

Konfirmohet raportimi i Gazeta Blic| Vuçiq: Pas dy-tre dite unë dhe Kurti do të jemi në Bruksel

10/24/2023 14:24
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një takim të radhës në Bruksel, në të cilin do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky takim do të ndodhë brenda dy-tre ditësh, por që ka thënë se nuk mund të flasë për agjendën.

“Agjenda është në vijë me atë që kemi diskutuar me ‘pesëshen e madhe’, por nuk mund të flasë për atë”, ka thënë Vuçiq për RTS.

“Detyra jonë është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe nga kapitullimi i shtetit dhe interesave kombëtare. Unë besoj se do të kemi sukses”.

Më poshtë gjeni linkun e Gazeta Blic për takimin e së enjtes në Bruksel.

LAJMI I FUNDIT: Kurti të enjten udhëton për në Bruksel, “ultimatumi” i emisarëve pati efekt?