Sot rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person i gjinisë mashkullore është plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmaur për Gazeta Blic zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
“Sot, rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti./Gazeta Blic/


