Sporti

Konfirmohet një largim i madh nga Bayern Munich

01/23/2024 12:34
nga:Mergim Rreci

Drejtori teknik shumëvjeçar i Bayern Munichut, Marco Neppe, është larguar nga klubi bavarez ku kaloi 10 vite.

Gjatë mandatit të tij, Neppe fitoi absolutisht gjithçka dhe luajti një rol të rëndësishëm në zbulimin e lojtarëve si Jamal Musiala dhe Alphonse Davies, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Germany, kontrata e Neppes si drejtor teknik do të ndërpritet në të ardhmen e afërt. Neppe ka parë që ndikimi i tij në transferime të zvogëlohet pas ardhjes së Christoph Freund si drejtor sportiv, me këtë të fundit përgjegjës për nënshkrimin e fundit nga Bayern të Eric Dier, pretendon raporti.

Neppe iu bashkua Bayernit si skaut në vitin 2014. Ai u emërua shef i skautingut në vitin 2017, dhe mori detyrën si drejtor teknik në 2021.

/GazetaBlic Sport/