Lëvizja për Bashkim do të jetë pjesë e qeverisjes me Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar Agim Kuleta, asamblisti i Lëvizjes për Bashkim në Asamblenë Komunale në Prishtinë.
“Ne do të jemi pjesë e qeverisjes”, tha Kuleta për KTV-në, derisa kritikoi cilësimet si “pazare” të negociatave për bashkëqeverisje mes subjekteve politike në kryeqytet.
“Nuk do të thotë që janë pazare secila prej negociatave për koalicione qeverisëse. Kjo ndodhë gjithkund në botë”, tha ai.


