Sporti

Konfirmohet nga trajneri, Chelsea e përjashton nga skuadra Enzo Fernandezin

04/03/2026 12:47
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka marrë një vendim drastik për të përjashtuar mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez nga skuadra për ndeshjet e ardhshme të Kupës FA kundër Port Vale dhe derbin e Premier League ndaj Manchester Cityt, pas komenteve të fundit të lojtarit mbi të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

Spekulimet mbi të ardhmen e Fernandez u intensifikuan që kur ai shprehu dyshime nëse do të qëndronte në klub pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Në një intervistë për ESPN Argentina, mesfushori deklaroi: Nuk e di. Tani për tani jam i përqendruar në atë që po ndodh këtu, pastaj vjen Kupa e Botës dhe do ta shohim.

Ai shtoi se nuk kishte zhvilluar bisedime me Real Madridin për një transferim, por nuk e fshehu faktin se Madridi do të ishte vendi i përsosur për të jetuar në të ardhmen nëse largohej nga Londra.

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, konfirmoi sanksionin dhe theksoi se rregullat vlejnë për të gjithë lojtarët:

“Fola me Enzon një orë më parë. Si klub kemi marrë një vendim: ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme as për atë kundër Manchester Cityt,” tha Rossini.

Ai pranoi se situata ishte zhgënjyese, duke e cilësuar si një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, por la derën hapur për rikthimin e lojtarit:

“Si person dhe lojtar, kam respektin më të madh për Enzo Fernandez. Ishte një vendim i përbashkët. Megjithatë, dera nuk është e mbyllur për të.”

/GazetaBlic Sport/