Sporti

Konfirmohet nga Fabrizio Romano, Manchester City nënshkruan me mbrojtësin e njohur

08/31/2022 16:56
nga:Mergim Rreci

Manchester City kërkon t’i rrëmbejë një tjetër “yll” Borussias së Dortmundit pas Erling Haaland.

Citizens janë shumë pranë transferimit në “Etihad” të Manuel Akanjit, i cili është në vitin e fundit të kontratës në “Signal Iduna Park”, madje Fabrizio Romano e ka konfirmuar se transferimi i tij tashmë mund të cilësohet si punë e kryer, transmeton GazetaBlic Sport.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar do të përforconte prapavijën e kampionëve në fuqi të Premier League, ku luajnë gjithashtu emra të tillë si John Stones, Rúben Dias, Aymeric Laporte dhe Nathan Aké. Dy të fundit janë të lënduar, ndaj drejtuesit e City-t kanë studiuar blerjen e Akanjit.