Sporti

Konfirmohet nga Fabrizio Romano, ky do të jetë trajneri i ri i Interit

05/27/2021 18:46
nga:Mergim Rreci

Inter tani është në bisedime të avancuara me Simone Inzaghi për një kontratë dy-vjeçare.

Marrëveshja po afrohet dhe ai do të jetë menaxheri i ri i Interit pas Antonio Conte, përcjell GazetaBlic Sport.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka informuar që tashmë palët janë pranë një marrëveshje.

Simone Inzaghi është trajner i Lazios që nga viti 2016.

/GazetaBlic Sport/