Drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, konfirmon se bavarezët morën një ofertë për Benjamin Pavard në janar dhe raporte të shumta thonë se ajo erdhi nga Interi.
Salihamidzic i tha gazetës gjermane Bild se gjigantët e Bundesligës morën një ofertë zyrtare për francezin në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror.
“Benjamin është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe jashtëzakonisht i gjithanshëm në mbrojtje”, tha Salihamidzic, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi objektiva të mëdha për këtë sezon dhe nuk mund të bëjmë pa të. Nga ana ekonomike oferta ishte tërheqëse, por për ne mbizotëron gjithmonë projekti sportiv.”
Calciomercato.com dhe eksperti gjerman i transferimeve Christian Falk pretendojnë se Interi ishte përgjegjës për ofertën për Pavard në janar, ndërsa Fabrizio Romano shton se oferta nuk erdhi nga Barcelona, e cila po planifikon të nënshkruajë me francezin në verë.
/GazetaBlic Sport/


