Sulmuesi argjentinas do të mungojnë edhe në ndeshjen e radhës.
Leo Messi është duke u përballur me një lëndim në gju që ia pamundësoi atij paraqitjen në sfidën e mesjavës që PSG e luajti kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi nuk është rikuperuar ende, pasi do të mungojë edhe në sfidën e radhës që PSG e luan nesër ndaj Bordeaux.
Klubi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Messi është duke vazhduar me trajtimin mjekësor, dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin e radhës.
Aventura e 34-vjeçarit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme te Parisienët, pasi nuk ka gjetur ende golin në Ligue 1, kurse në Ligën e Kampionëve ka realizuar tre gola.
Ndryshe, Messi është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës për dy sfidat e radhës dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm të paraqitet.


