Lista e lojtarëve të Milanit të regjistruar për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve është konfirmuar, me Andrea Conti, Samu Castillejo dhe Pietro Pellegri që mungojnë në të.
Trajneri Stefano Pioli ka zgjedhur futbollistët e tij për garën prestigjioze dhe Pellegri, i cili u kthye nga Ligue 1 këtë verë, nuk përfshihet në skuadrën e regjistruar për këtë garë, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani po përgatitet për kthimin e tyre në Ligën e Kampionëve pas tetë vitesh dhe janë në Grupin B me Liverpool, Atletico Madrid dhe FC Porto.
Skuadra e Milanit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve:
Portier: Tatarusanu, Maignan, Plizzari, Desplanches, Jungdal
Mbrojtësit: Kalabria, Ballo-Tourè, Romagnoli, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kjaer, Florenzi, Bakayoko, Gabbia, Stanga
Mesfushorët: Bennacer, Tonali, Brahim Diaz, Krunic, Saelemaekers, Di Gesù, Kessié, Robotto
Sulmuesit: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic, Messias, Capone
/GazetaBlic Sport/


