Showtime

Konfirmohet lidhja, Eros Grezda nxjerr foton e parë me partneren

10/12/2022 17:02
nga:G B

Eros Greza ka nisur një lidhje të re dashurie me këngëtaren e quajtur Ajsel Abazi, e cila ka lidhje familjare me aktoren Almeda Abazi.

Lajmi është bërë i ditur që prej disa ditësh, por vetëm së fundmi futbollisti ka publikuar foton e parë me partneren.

Eros ka ndarë me ndjekësit një foto ku ai shihet në ashensor me Ajselin. Ndonëse nuk ka shkruar asgjë krahas fotos, duket se bukuroshja është bërë shumë e rëndësishme për të.

Kujtojmë se më parë Eros është komentuar shumë për lidhjen me Oriola Marashin.

Konfirmohet lidhja, Eros Grezda nxjerr foton e parë me partneren