Sporti

Konfirmohet lëndimii Ardian Ismajlit

3 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Ardian Ismajli u grumbullua nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit kundër Anglisë dhe Andorrës, por mbrojtësi kuqezi nuk luajti asnjë minutë për shkak të një shqetësimi.

Mbrojtësi është kthyer në Itali dhe ka kryer të tjera testime te skuadra e Empolit, që konfirmojnë dëmtimin e tij.

“Klubi i futbollit Empoli njofton se testet e bëra te futbollisti Ardian Ismajli, pas shqetësimit muskulor të pësuar me kombëtaren e tij, kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoris të kofshës së djathtë. Sportisti tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor italian”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan, që do të humbasë lojtarin shqiptar në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit.