Sporti

Konfirmohet lëndimi i Calhanoglut, do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme

01/13/2026 16:51
nga:Mergim Rreci

Interi konfirmon se Hakan Calhanoglu ka pësuar një tërheqje muskulore në pulpën e majtë dhe, sipas raportimeve në Itali, lojtari turk do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 20 ditë.

Reprezentuesi turk u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë të barazimit 2-2 të së dielës kundër Napolit, transmeton GazetaBlic Sport.

Calhanoglu pritet të humbasë ndeshjet kundër Udineses, Pisas dhe Cremoneses në Serie A, Arsenalit dhe Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, por mund të kthehet për një ndeshje në ligë kundër Sassuolos më 8 shkurt.

Calhanoglu, 31 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asiste në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/