Gerhard Porgni është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Llapit.
Progni tek Llapi transferohet pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.
‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transferim, me Prognin që tashmë ka kontratë 1 vjeçare me skuadrën nga Podujeva.
EKSKLUZIVE: Gerhard Progni është futbollist i ri i Llapit, nuk transferohet tek Prishtina


