Futbollisti i mirënjohur kosovar, Dardan Jashari është bërë me skuadër të re.
‘GazetaBlic Sport‘ raportoi ekskluzivisht se ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën, Prishtina e Re dhe tashmë kjo gjë është konfirmuar.
“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e KF Prishtina e Re. Jam i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat e kësaj skuadre për edicionin pranveror, kurse shpresoj që do t’i arrijmë objektivat e përbashkëta të vendosura. Forca KF Prishtina e Re, na priftë e mbara”, ka shkruar Jashari në njoftimin e tij.
/GazetaBlic Sport/