Victoria Beckham dhe Nicola Peltz nuk i kanë marrëdhëniet mirë dhe kjo sapu u vërtetua.
Nicola dhe Brooklyn kanë qenë së fundmi në kopertinën e revistës Vogue ku folën mbi marrëdhënien e tyre.
Victoria e mbështeti publikisht djalin e saj duke publikuar në Instagram kopertinën e revistës, por nuk përmendi nusen e saj. “Sa krenare!”, shkroi dizajnerja duke etiketuar djalin e saj, por, nuk etiketoi nusen, e cila ishte gjithashtu pjesë e kopertinës.
Për më tepër Victoria pëlqeu në postimi në Instagramin e Vogue ku i biri pozonte vetëm dhe jo me bashkëshorten e tij.
Duket se Brooklyn nuk e pranon sjelljen e të ëmës dhe nuk e ripostoi postimin e saj.


