Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, njofton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim kryeziu.
Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.
Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu, për FrontOnline.