Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.
Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.
“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo për Express.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, një veture Audi dhe një Golfi 2.
Pamje nga aksidenti i rëndë në Ferizaj, ky dyshohet për katër të vdekur
Aksident i rëndë në Ferizaj, dyshohet për katër të vdekur


