Transferimi i Vedat Muriqit tek skuadra e Mallorcas tashmë është punë e kryer.
Skuadra e Lazios me Mallorcan kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit kosovar te skuadra spanjolle, shkruan GazetaBlic Sport.
Marca ka konfirmuar që zyrtarizimi i tij është çështje kohe, kurse Muriqi bëhet transferimi i dytë i Mallorcas në këtë merkato.
“Transferimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi është i mbyllur. Pas negociatave të vështira, kushtet e transferimit janë rënë dakord. Drejtori sportiv i Mallorcas ka luftuar deri në fund për të, dhe që opsioni i blerjes të jetë fakultativ. Inkorporimi i Muriqit është jetik për Luis García Plaza, i cili ka nevojë për një ‘vrasës’ për të arritur qëndrueshmërinë e dëshiruar. Siç ka mundur të konfirmojë MARCA, futbollisti planifikon të mbërrijë në Palma këtë të shtunë”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes spanjolle.
/GazetaBlic Sport/


