Joana Sanz, gruaja e Daniel Alves, konfirmoi ribashkimin me ish-lojtarin, i cili javën e kaluar u lirua nga burgu me kusht prej 1 milion eurosh.
Alves pret një vendim për apelin e tij kundër dënimit me 4 vjet e gjysmë burg për abuzim seksual, transmeton GazetaBlic Sport.
Modelja ka publikuar një foto në rrjetet sociale në të cilën shfaqet dorë për dore me brazilianin. Kur u lirua, lojtari shkoi në shtëpinë që të dy ndanin në Barcelonë.
Informacionet e fundit tregojnë se ka qenë një revistë braziliane ajo që ka paguar garancinë për ish-lojtarin, në këmbim të një interviste dhe një reportazhi në të cilin kishte edhe Joana Sanz.
/GazetaBlic Sport/