Sporti

Konfirmohet 32 ekipe pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, katër po debutojnë, katër tjera bashkangjiten sonte

08/27/2025 08:08
nga:Lorik J

32 ekipet në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve janë tashmë konfirmuar. Katër ekipe të tjera do t’u bashkohen skuadrave të mëdha sonte, kur do të luhen ndeshjet e fundit kualifikuese.

Të martën në mbrëmje, tre debutues iu bashkuan ekipeve të mëdha – Pafos i Qipros , Kairat i Kazakistanit dhe Bodo/Glimt i Norvegjisë. Për të tre ekipet, kjo do të jetë pjesëmarrja e tyre e parë në fazën kryesore (në grup) të turneut. Debutuesi i katërt në turne do të jetë Union Saint-Gillois i Belgjikës, i cili do të fillojë direkt nga faza kryesore.

Më parë, skuadrat angleze Tottenham, Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle, skuadrat italiane Napoli, Inter, Atalanta dhe Juventus, skuadra spanjolle Barcelona, ​​Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao dhe Villarreal, skuadra gjermane Bayern, Leverkusen, Eintracht dhe Dortmund, PSG, Marseille dhe Monaco nga Franca, PSV dhe Ajax nga Holanda, si dhe Sporting Lisbon nga Portugalia, Union Saint nga Belgjika, Galatasaray nga Turqia, Slavia Praga nga Republika Çeke dhe Olympiacos nga Greqia fituan një vend në turne.

Në 4 ndeshjet e fundit sonte, do të përballen Qarabag (Azerbajxhan) – Ferencvaros (Hungari) (3:1), Benfica (Portugali) – Fenerbahçe (Turqi) (0:0), Brugge (Belgjikë) – Rangers (Skoci) (3:1) dhe Copenhagen (Danimarkë) – Basel (Zvicër) (1:1).

/GazetaBlic Sport/