Sporti

Konfirmohen edhe dy largime të mëdha nga Borussia Dortmund

05/12/2022 17:43
nga:Mergim Rreci

Marco Rose, trajneri i Borussia Dortmundit, ka njoftuar këtë të enjte largimin e dy lojtarëve në fund të sezonit.

Portieri Burki dhe mesfushori Axel Witsel i thonë lamtumirë Signal Iduna Park këtë fundjavë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Witsel është një sportist i madh. Ai mori pjesë në shumë ndeshje të rëndësishme për klubin. Megjithatë, ne kemi vendosur të mos e vazhdojmë kontratën”, tha trajneri Marco Rose në konferencën për shtyp para Dortmund – Hertha.

Belgu është te Dortmundi që nga viti 2018/19, pasi kishte një përvojë në Kinë te Tianjin Tianhai. Në moshën 33-vjeçare ai do t’i japë një drejtim të ri karrierës së tij.

/GazetaBlic Sport/