Lajme

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

07/16/2021 19:44
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Rastet e reja janë identifikuar 7 në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Gjithashtu janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Zogaj “thumbon” Kurtin: Kur i realizon synimet, vjen koha edhe për festivale