Lajme

‘Konfirmimi i shtatzanisë së parë’, Shefi i Repartit të IVF në QKUK- Nuk kryejmë procedura me donacione!

03/24/2026 13:08
nga:Y I

Për herë të parë në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

Kështu ka njoftuar ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në lidhje me këtë sukses dhe si ka shkuar e gjithë procedura ka folur për “Gazeta Blic” Shefi i Repartit të IVF në gjinekologji, Leandrit Bejtullahu.

Bejtullahu na informoi se pacientja në fjalë është e moshës 30 vjeçare dhe se procedura është kryer mes dy bashkëshortëve.

Ai sqaroi se në QKUK nuk kryejnë procedura mes donacion.

“Porcedura ka shkuar sipas standarteve si kruhet procedura e IVF. Ka fillu me stimulim, është bë tërheqja e auciteve me sukses, kemi fitu mjaft aucite kualitative. Atë muaj nuk është bërë embrio-transferi për shkak se ka ekzistu mundësia me u zhvillu hiperstimulim, kështu që e kemi shty pas disa javësh. Procedura është kryer me embrione të ngrira, të cilat paraprakisht janë shkri. Janë transferu dy embrione në fazën e blastocistës në ditën e pestë edhe pas dy javësh është bër testi i shtatzanisë që ka rezultu pozitiv. Testi prej gjaku ka rezultu pozitiv, edhe testet pasuese kanë rezultu pozitive. Pacientja është e moshës 30 vjeçe, procedura është kryer mes dy bashkëshortëve. Ne nuk kryejmë procedura me donacione, kështu që secili pacient që ka sukses bëhet fjalë për çifte bashkëshortore ose eventualisht partner, pra s’kemi të bëjmë me donacione” deklaroi Bejtullahu në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Video e plotë: