Lajme

Konfirmohet raportimi i Gazeta Blic: Anëtarësia e SBASHK nuk pranon propozimin e Golës, vazhdon greva!

09/23/2022 22:51
nga:Y I

Ka përfunduar takimi i antarsisë së SBASHK ku u diskutua për propozimin e deputetit të VV-së, Ardian Gola, për të zëvendësuar metodën aktuale të grevës me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

Ky propozim nuk u pranua nga anëtarësia dhe rrjedhimisht greva vazhdon edhe në ditët në vijim.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” nenkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri.

“Na kemi pas me marr një konfirmim nga antarsia për propozimin që e ka dhënë kryetari i Komisionit për Arsim, zoti Ardian Gola, që ka thënë me ndërpre grevën por me vazhdu me një me todë tjetër të veprimit sindikal, duke mos i notuar nxënësit. E kemi diskutuar me antarsinë përmes kryetarëve të Sindikatave Komunale dhe e kanë refuzu. 663 shkolla kanë votuar kundër, 39 për dhe 35 kanë abstenuar,ka thënë Ymeri për “Gazeta Blic”

“Gazeta Blic kishte raportuar edhe më herët se antarsia e SBASHK nuk e kishte pranuar propozimin e deputetit të LVV-së.

 

LAJMI I FUNDIT: SBASHK nuk pajtohet me propozimin e deputetit të VV-së, vazhdon greva!