Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën për herë të parë prej se e morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021, njoftoi agjencia mjedisore e vendit të dielën.
Konferenca, e njohur si COP29, fillon të hënën në Azerbajxhan dhe është njëra nga tubimet më të rëndësishme shumëpalëshe që përfshin edhe talibanët, të cilët nuk njihen zyrtarisht si udhëheqës të ligjshëm të Afganistanit.
Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit e Afganistanit njoftoi në rrjetin social X se e ka dërguar një delegacion teknik në Baku për të marrë pjesë në konferencë.