Ismail al Abdullah i Forcës së Mbrojtjes Civile Siriane, ose Helmetat e Bardha, thotë se kanë ndaluar kërkimin për të mbijetuar nga tërmeti.
“Ne kishim nevojë për pajisje shpëtimi që nuk erdhën kurrë”, tha Ismaili.
Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar i ka duart me gjak, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Mjekët që po ndihmojnë qytetarët e Sirisë nuk kanë kohë për të folur për mos dërgimin e ndihmave nga ndërkombëtarët.
“Ne nuk kemi staf mjekësor të mjaftueshëm në kohë normale, nuk ka rëndësi as gjatë një katastrofe,” thotë Dr Farouk Al Omar në spitalin SAMS Bab al-Hawa.
Kur tërmeti i parë goditi Sirinë, mejkët kishin vetëm një aparat ekografie për 350 pacientë.
“Nuk kemi fjetur për 48 orë,” shton ai.