Lajme

Komunat përgatiten për protestë, AKK nesër me konferencë për media

08/28/2026 14:31
nga:L J

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) do të mbajë të shtunën konferencë për media lidhur me protestën e komunave.

Në konferencë do të marrin pjesë anëtarët e Bordit të AKK-së, ndërsa pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me protestën dhe kërkesat e komunave.

Konferenca do të mbahet më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Hotel Venus, afër Lipjanit.

AKK ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin konferencën.