Lajme

Komunat mblidhen në takim urgjent në ora 15:00

09/01/2022 09:45
nga:Genita C

Sot në ora 15:00 pritet të mblidhen në takim urgjent krerët e komunave raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ky takim i tyre mbahet pasi Ministria e Financave ka paralajmëruar se do t’u ndalojë pagat punëtorëve të sektorit publik që janë në grevë.

Takimi pritet të mbahet në një hotel në dalje të Prishtinës.

/Gazeta Blic/

KOMF: Nëse sot s’fillon mësimi, 320 mijë nxënësve u mohohet e drejta themelore për arsim