Lajme

Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e materialeve mësimore në shkolla

08/15/2023 10:05
nga:N K

Komunat janë duke kërkuar nga MASHT-i shpërndarjen e librave në shkolla, shkruan Gazeta Blic.

Asociacioni i Komunave thotë se, është e panevojshme vonesa e shpërndarjes së librave shkollor.

“Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës. Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”.

“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”.

/GazetaBlic/