Prerja e drunjve në një pjesë të rrugës në qendër të Istogut ka bërë që disa qytetarë të reagojnë. Por, komuna arsyetohet se drunjtë që po hiqen pas rregullimit të infrastrukturës do të mbillen të rinj. Opozitarët në këtë komunë këtë të shtunë, nuk ishin të qasshëm për të komentuar këtë vendim të komunës së Istogut.
Pas fillimit të punimeve për rregullimin e qendrës së Istogut e cila përfshinë tri rrugët kryesore të saj, tashmë janë larguar drunjët përgjatë trotuareve në mënyrë që në fund të projektit të mbillen drunjë të ri.
Lidhur me këtë banorët e këtushëm ndajnë mendime të ndryshme. Disa thonë se largimi i tyre është i pavend ndërsa ka të tjerë që besojnë se qendra do të marr pamje edhe më të mirë, raporton RTK.
E në anën tjetër drejtori për Urbanizëm në Komunën e Istogut Dukagjin Hoxhaj që njëherësh është edhe mbikqyrës i projektit tha se pas konsultimeve me grupin e ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveriare kemi vendosur largimin e drunjëve, ndërsa të njëtit i kemi ripyllëzuar pranë varrezave të qytetit.


