Lajme

Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës

03/29/2024 15:24
nga:Sh R

Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetatit, MAPL i jep të drejtë legjitime edhe propozimit të iniciuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Bëhet e ditur se Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se MAPL-ja pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, si organ kompetent konstaton se akti i komunës në aspektin procedural është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

“Ky vendim do të mundësojë zhvillimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, citohet të ketë thënë Salihu.