Lajme

Komuna e Vushtrrisë nesër mban mbledhje komemorative në nderim të Shukri Gërxhaliu

09/26/2023 20:45
nga:G B

Në nder të jetës dhe veprës së të ndjerit, Dr.Shukri Gërxhaliu, të mërkurën Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative.

Përmes një njoftimi për medie, mbkedhja komenorative mbahet në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” me fillim nga ora 10:00.

“Në nder të jetës dhe veprës së të ndjerit, Dr.Shukri Gërxhaliu, nesër, e mërkurë datë 27.09.2023, mbahet mbledhje komemorative, në sallën e Shtëpisë së Kulturës ‘Hasan Prishtina’ me fillim nga ora 10:00”, thuhet në njoftim.