Lajme

Komuna e Vushtrrisë bashkëpunim me USAID për përmirësim të komunikimit mes qytetarëve dhe zyrtarëve

12/04/2023 17:02
nga:N K

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se në bashkëpunim me USAID, kjo komunë do të fillojë procesin e hartimit të Agjendës së Kontratës Sociale, ku ka për qëllim përmirësimin e komunikimit mes qytetarëve dhe zyrtarëve të komunës, raporton Gazeta Blic.

Kryetari ka treguar se gjatë takimit me ekipin e USAID, kanë diskutuar për punëtorit që do të realizohen së bashku me qytetarët.

“Sot pata kënaqësinë që prita në takim ekipin e USAID, ku biseduam për punëtoritë që bashkërisht do të organizojmë me qytetarët, nga ku do të zgjedhim dy çështje prioritare për komunitetin e të cilave do t’i japim zgjidhje si komunë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Vushtrrisë.

Idrizi tutje thotë se me këtë po arrihet synimi i qeverisjes së tij, që qytetarët të marrin pjesë në procesin e vendimarrjes.