Lajme

Komuna e Skenderajt nis shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

03/03/2024 21:48
nga:Sh R

Komuna e Skenderajt sot ka filluar shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt ka thënë se sot me aktivitete sportive e rekreative ka nisur shënimi i Epopesë së UÇK-së, shkruan Reporteri.net

“Me aktivitete të shumta rekreative e sportive të organizuara nga komuna e Skenderajt filluam shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë: