Komuna e Shtërpcës bëri të ditur se Nenad Rashiq, një “ministër” pa legjitimitet, siç e quajti ajo, sot “edhe një herë ka përhapur gënjeshtra në lidhje me punën e Komunës së Shtërpcës”.
“Rashiq sot para mediave ka deklaruar disa të pavërteta, dhe megjithëse Policia e Kosovës ka konstatuar se Komuna e Shtërpcës i lëshon të gjitha dokumentet qytetarëve pa problem dhe vonesa, se nuk ka pasur ankesa nga qytetarët mbi këtë bazë, Nenad Rashiq sërish e ka etiketuar Komunën e Shtërpcës në kontekst negativ”, thuhet në deklaratë.
Sipas vlerësimit të Komunës, kjo është “vazhdimësi e politikës së dhunës institucionale ndaj Komunës së Shtërpcës dhe qytetarëve të saj”.
“Kjo politikë kryhet në disa nivele dhe me metoda të ndryshme, qëllimi i kësaj politike është që të diskreditojë dhe të vërë në pozitë të vështirë të zgjedhurit legjitim dhe ligjor, si dhe të gjithë ata qytetarë që e kundërshtojnë një politikë të tillë. Sot. Nenad Rashiq ka pranuar se është ai që e dërgon policinë në Shtërpcë, për këtë e ndihmojnë kolegët e tij dhe në përgjithësi dihet se për kë dhe për çfarë njerëzish bëhet fjalë – përdorues droge, njerëz që kanë probleme me ligjin dhe që vijnë nga fundi i shoqërisë sonë. Nga ana tjetër kemi një shembull klasik të vetëprojeksionit sepse Rashiqi dhe bashkëpunëtorët e tij nisin nga vetvetja dhe ndoshta kanë pritur që të gjithë të jenë si ata, por le t’i informojmë se ne nuk jemi ju dhe nuk do të jemi kurrë!”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e Komunës në Facebook.
“Komuna gjithashtu njofton qytetarët se i kemi të dokumentuara të gjitha ankesat e tyre lidhur me konkursin e Ministrisë së Kthimit, të gjitha “premtimet” si dhe mënyrën se si ftohen qytetarët të aplikojnë dhe se jemi në proces të analizës ligjore, para se t’i dorëzojë në institucionet kompetente për shqyrtim të mëtutjeshëm. Këto detaje sigurisht që do të njihet me kohë i gjithë publiku. Kur të kesh në institucion të tillë që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli, kur të emërosh persona të tillë në disa pozita, është e qartë se çfarë mund t’i shërbejnë ata dhe këta njerëz dhe cila është detyra e tyre. Nga ana tjetër, ne mbetemi të përkushtuar në luftën demokratike dhe ligjore kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund të na detyrojnë t’i nënshtrohemi presioneve me gënjeshtrat e tyre , presione përmes Policisë dhe institucioneve të tjera, sa më shumë që na sulmojnë, aq më të fortë bëhemi”, thuhet në njoftim.


